FSHATI PISHË PORO; FIER | PAJTIM DHANA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 30
- 1 min read

Fshati Pishë Poro, Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit:
1- Z. Pajtim Dhana.
Njoftim | Fier.
Tentoi të vidhte para në banesën e një të moshuari, të cilin e dhunoi dhe e kanosi me thikë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve intensive dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
-P. Dh., 53 vjeç, banues në fshatin Pishë Poro, Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në orët e para të datës 18.04.2026, është futur i maskuar në banesën e një të moshuari, në fshatin Pishë Poro, e ka dhunuar dhe kanosur me thikë atë, që t’i vidhte një shumë parash, por është larguar pa vjedhur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments