SHBA-ës | DREJTORESHA EKZEKUTIVE NË “JP MORGAN CHASE” LORNA HAJDINI ËSHTË PADITUR PËR ABUZIM SEKSUAL + DROGRIM + NGACMIM RACIAL TË KOLEGUT TË IDENTIFIKUAR SI XHON DOU (JOHN DOE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 3 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Drejtoresha ekzekutive (me origjinë shqiptare e quajtur Lorna Hajdini, me moshë 37 vjeçe) në institucionin financiar “JP Morgan” është përfshirë në proces gjyqësor në ShBA-ës.
Kjo për shkak të një padie të depozituar në Gjykatën Supreme të Jorkut të Ri, nga një punonjës i identifikuar si Xhon Dou (John Doe).
Në padi pretendohet se ajo duke përdorur pozitën profesionale ka ndikuar në marrëdhënien e punës me kolegun.
Sipas akteve të padisë, ngjarjet mes tyre dyshohet se filluan në vitin 2024.
Paditësi pretendon se fillimisht janë shfaqur sjellje të papërshtatshme në komunikim dhe ndërveprim, të cilat, më pas janë përshkallëzuar në kërkesa të drejtpërdrejta me natyrë personale dhe presion që lidhej me ecurinë e tij profesionale.
Në padi përmenden edhe raste të gjuhës së papërshtatshme dhe situata ku punonjësi pretendon se është vënë në pozita të vështira për shkak të raportit hierarkik.
Përmendet edhe dyshimi për përdorim të substancave pa dijeninë e paditësit gjatë disa takimeve, si dhe akses i paautorizuar në të dhëna personale financiare.
Këto pretendime janë pjesë e hetimit që po zhvillohet nga autoritetet përkatëse.
Sipas paditësit, kompania jo vetëm që nuk ka ndërhyrë, por ka marrë masa ndaj tij pasi ai ka ngritur shqetësimet.
Paditës Pretendon se znjsh. Lorna Hajdini pranoi se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta.
Gjatë një takimi, ajo dyshohet se e tall me të sepse kishte ai kishte qarë ndërsa ajo kryente një akt seksual me të kundër vullnetit të tij, përshkruhet më tej në raport.
Ai thotë se abuzimi filloi pak pasi znjsh. Lorna dhe ai filluan të punonin së bashku në pranverën e vitit 2024.
Sipas të riut, në fillim të majit 2024, znjsh. Hajdini e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe, ndërsa u përkul për ta marrë, duke i fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën.
“Oh, a ke luajtur basketboll në kolegj? … I dua lojtarët e basketbollit… më lagin shumë”, raportohet të ketë thënë ajo sipas pretendimit të paditësit.
Një herë, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, znjsh. Hajdini dyshohet se i tha se:
1- “Nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”.
Paditësi pretendon se znjsh. Hajdini i kishte bërë dy herë kërkesë për seks oral.
“Do të duhet ta meritosh, lodra ime e vogël arabe”, raportohet t’i ketë thënë ajo kur paditësi kishte kërkuar rritje në detyrë.
Gjatë verës së vitit 2024, znjsh. Hajdini dyshohet se u shfaq në një ambient ku do të ishte edhe punonjësi i saj.
Ajo raportohet t’i ketë thënë se:
1- “A do të ngrihesh në detyrë në fund të vitit apo jo? A do një të ardhme në JPMorgan? Është kaq e thjeshtë. Nuk e di pse po e kundërshtoni këtë”.
“I frikësuar se Hajdini do të vepronte sipas kërcënimeve të saj për t’u hakmarrë kundër tij, i riu iu bind kërkesave të saj”, thuhet në padi.
Ajo e kërcënoi përsëri nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, dhe gjithashtu e qortoi për performancën e tij profesionale.
“Do të të bëj të paguash…
A mendon se do të jesh në gjendje të mirë nëse nuk më ke në krah?
Nëse nuk më çmend sonte, do të sabotoj”, thuhet në padi.
Një zëdhënës i kompanisë kundërshtoi akuzat e ngritura dhe tha se:
1- “Pas një hetimi, ne nuk besojmë se ka ndonjë të vërtetë në këto pretendime”.
Çështja është ende në shqyrtim nga drejtësia amerikane; as znjsh. Hajdini dhe as përfaqësuesit e saj ligjorë nuk kanë komentuar në lidhje me sa më sipër.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments