RRUGA GARGALJANO (VIA GARGAGLIANO); PALERMO | DY BURRA U GJETËN TË VDEKUR NË SHTËPINË E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 3
- 1 min read
Rruga Gargaljano (Via Gargagliano), Palermo, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Dy burra 68-vjeçarë nga Karini (Carini) i Palermos u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në rrugën Gargaljano (Via Gargagliano) pasditen e së premtes, më 2 janar.
Të dy ishin miq.
Njëri u gjet i shtrirë në dhomën e ndenjes dhe tjetri në shtrat.
Zjarrfikësit i zbuluan kur u thirrën nga të afërmit dhe fqinjët që nuk kishin dëgjuar prej tyre për ditë të tëra.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
Karabinierët, paramjekët dhe mjeku ligjor ndërhynë për të hedhur dritë mbi vdekjet e tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments