top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“RRUGA E KOSOVARËVE”; TIRANË | ROBERT (ALBERT) DUKA U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
33 minutes ago
1 min read
Robert (Albert) Duka
Z. Robert (Albert) Duka

“Rruga e Kosovarëve”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjuetari i Bankave” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Robert (Albert) Duka, me moshë 50 vjeç.


Njoftim | Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.


Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.


Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.


Gjatë kontrolleve u sekuestruan;

– 8 200 euro,

– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale,

– 2 aparate celularë, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page