TIRANË | ARNOLD JAHO U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E SPANJËS.

Updated: 19 minutes ago
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted” strukturat vendore të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Mbretëria e Spanjës (Barcelona):
1- Z. Arnold Jaho, me moshë 41 vjeç, lindur në Vlorë.
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2026 ka shqiptuar dënim penal me gjashtë (6) vjet heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
2- “Fshehja e të ardhurave”.
Ndaj tij në vitin 2024 ka shqiptuar dënim penal me një (1) vit heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mashtrimi”.
Ndaj tij në vitin 2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqiptuar urdhër arrest për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Heqja e paligjshme e lirisë”.
2- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments