top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIQENI I ÇEKREZËS; KAMËZ | ZYBER BAMI U ARRESTUA; ARMË ZJARRI + KOKAINË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
40 minutes ago
1 min read

Liqeni i Çekrezës, Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti” strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Zyber Bami, me moshë 42 vjeç.


Njoftim | Kamëz.


Finalizohet operacioni i koduar “Kontigjenti”.


Vihet në pranga një shtetas me precedent kriminal, i cili lëvizte i armatosur në zonën e liqenit të Çekrezës.


Nga kontrolli fizik u konstatua se posedonte dhe sasi Kokaine.


Sekuestrohen arma e zjarrit (pistoletë me mulli), municioni i saj dhe lënda narkotike.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë, të cilët përbëjnë rrezik për kryerje të veprave penale, administruan informacion se në afërsi të liqenit të Çekrezës, lëvizte një shtetas i armatosur.


Efektivët organizuan menjëherë punën, ku në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 42 vjeç, të dënuar më parë, për armëmbajtje pa leje.


Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën 1 armë zjarri (pistoletë me mulli) me municion, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page