RRUGA “BRAHIM ADEMI”; FERIZAJ | NJË NXËNËS VDIQ GJATË ORËS SË EDUKATËS FIZIKE; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rruga “Brahim Ademi”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një nxënës i shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”, mbeti i vdekur gjatë orës mësimore të edukatës fizike.
Njoftim | Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike, thuhet shkurtimisht në një njoftim zyrtar.
Kufoma e të ndjerit pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me sa më sipër, po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim i vdekjes”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments