RRUGA “DRITON ISLAMI”; BARNATORJA “RIGA”; FERIZAJ | VALON KRASNIQI (FSHATI QOLLAPEK, LIPJAN) U KONSTATUA I VDEKUR; KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ NJË VAJZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 11
- 1 min read

Rruga “Driton Islami”, Barnatorja “Riga”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Valon Krasniqi (nga fshati Qollapek, Lipjan), me moshë 32 vjeç, u konstatua i vdekur.
Ai konsiderohet se vrau veten; pasi shtiu me armë zjarri ndaj një subjekti (femër), me moshë 24 vjeçe, nga fshati Jezercë.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments