RRUGA “VËLLEZËRIT GËRVALLA”; FERIZAJ | U ARRESTUAN BETIM JONUZI (I NJOHUR RËNDOM SI “BUTA”) DHE EKREM HALITI; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR TRE VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rruga “Vëllezërit Gërvalla”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Betim Jonuzi (i njohur rëndom si “Buta”).
2- Z. Ekrem Haliti.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në sherr; gjatë dinamikës së të cilit, u përdorën armë zjarri.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Municion luftarak (disa fishekë).
3- Gëzhoja arme zjarri (dy copë).
Në lidhe me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
3- “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments