RRAPI I LIBOHOVËS | MONUMENT NATYRE I KATEGORISË SË PARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 26, 2023
- 1 min read

Libohovë, Shqipëri | Rrapi i Libohovës, me moshë rreth 560 vjet, gëzon statusin e monumentit të natyrës të kategorisë së parë. Ai ze një hapësirë prej 1000 metrash katërore, mbi të cilën bën hije. Ai rrethohet nga disa kroje që rrjedhin ujë të freskët e të pastër, të cilat, burojnë nga mali Bureto. Me këtë rrap lidhet një legjendë e cila, thotë se: “një bari gjeti një shkop afër burimit të malit dhe e nguli atë thellë në tokë. Për çudinë e tij shkopi u kthye menjëherë në një pemë të madhe me degë gjigande, ashtu siç është sot. Kjo ngjarje mahnitëse ka ndodhur në shekullin e 16-të, dhe rrapi është ende sot e tërë ditën.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments