top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RISI: NË FUQI UDHËZIMI PËR KARTËN E POSAÇME USHQIMORË TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT | BLERJE USHQIMESH 5 DERI 10% MË LIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 12, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Punonjësit e Policisë së Shtetit do të pajisen me një kartë të posaçme për blerjen e ushqimeve 5 deri 10% më lirë sesa shiten në supermarkete.

 

Në udhëzimin e botuar në Fletoren Zyrtare “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e Policisë së Shtetit” përcaktohet se punonjësit e policisë për t’u pajisur me kartë të posaçme, duhen të hapin një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë.

 

Me llogarinë e posaçme, sipas Udhëzimit bankat e nivelit të dytë i japin përparësi njësive tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre që sigurojnë ulje jo më pak se 5% të të gjitha kategorive të produkteve ushqimore, në raport me çmimin e zakonshëm të shitjes së tyre për konsumatorët e tjerë, si dhe uljen jo më pak se 10 % të produkteve të shportës.

 

Karta e posaçme do të jetë e lidhur me një llogari bankare të posaçme që nuk lejon kryerjen e veprimeve të tjera bankare përveç se kreditimin e kompensimit financiar, në masën e përllogaritur për blerjen e produkteve ushqimore.

 

Për këtë qëllim, llogaria e posaçme ose karta e posaçme nuk duhet të lejojë tërheqjen e parave fizike, në sportelet e bankës ose nëpërmjet bankomateve (ATM – Automatic Teller Machine), transfertat dalëse në llogari të tjera ose çdo lloj veprimi tjetër bankar që transferon fondet nga llogaria, me qëllim kryerjen e transaksioneve bankare të ndryshme nga blerja e produkteve ushqimore.

 

Në udhëzim përcaktohet se karta e posaçme është e vlefshme për aq sa zgjasin marrëdhëniet e punës të punonjësit në Policinë e Shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page