top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOZENCË; KALABRI | AT GUIDO KUINTIERI (DON GUIDO QUINTIERI) U SULMUA NGA DY VETA PASI PREDIKOI KUNDËR PËRHAPJES SË TREGTISË SË DROGËS NË KOMUNITETE TË VOGLA MALORE SI E TIJA (NË BONIFATI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 29
  • 1 min read
ree

Kozencë, Kalabri, Itali | Një prift famullie u sulmua pas meshës së së dielës pranë Kozencës në Kalabri, selisë së organizatës kriminale Ndrageta (Ndrangheta), pasi predikoi kundër drogës”, tha të martën dioqeza.

 

Kleriku, At Guido Kuintieri (Don Guido Quintieri), u sulmua nga dy burra pasi predikoi kundër përhapjes së tregtisë së drogës në komunitete të vogla malore si e tija në Bonifati, një fshat me një popullsi prej pak më shumë se 1500 frymësh.

 

Zëri i Don Guidos - thuhet në një shënim nga dioqeza - është ngritur kundër indiferencës dhe heshtjes, duke i bërë thirrje të gjithëve për përgjegjësi, solidaritet dhe respekt për dinjitetin e çdo personi.


Ne shprehim solidaritet të plotë me të dhe me bashkësinë famullitare, duke demonstruar afërsi dhe mbështetje në këtë moment sprove.


Dioqeza shprehu dënimin për çdo formë dhune dhe kujtoi vlerën e domosdoshme të paqes dhe harmonisë duke theksuar se çdo gjest, çdo fjalë, çdo veprim duhet të jetë mbjellës pajtimi dhe shprese.


Ipeshkvi vendas shprehu gjithashtu solidaritet me Atin Quintieri dhe dënoi sulmin”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page