REVOLUCIONI I TEKSASIT (1835–36)
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 22, 2023
- 1 min read

Meksikë | Pas sigurimit të pavarësisë, Meksika fitoi kontrollin e rajonit të njohur si Teksas.
Duke kërkuar të avancojë vendin e ri, qeveria meksikane vendosi tarifa të ulëta dhe një politikë të hapur imigracioni për të joshur kolonët amerikanë në territor.
Megjithatë, marrëveshja erdhi me disa kushte: kolonëve iu kërkua të konvertoheshin në katolicizëm, dhe të bëheshin qytetarë meksikanë, dhe nuk duhej të kishte skllavëri.
Në vitin 1830, kolonët amerikanë në Teksas ishin shumë më të mëdhenj në numër se qytetarët meksikanë, por ata refuzuan të bëheshin vetë qytetarë meksikanë.
Duke u ndjerë sikur amerikanët po përfitonin nga bujaria e saj, qeveria meksikane rivendosi taksat më të larta, dhe ndaloi emigracionin.
Këto kufizime zemëruan kolonët amerikanë, të cilët, më pas donin që Teksasi të ishte republika e tyre, dhe shkaktuan konflikte të vogla midis grupeve kundërshtare.
Z. Antonio López de Santa Anna, presidenti i Meksikës në atë kohë, udhëhoqi trupat meksikane në territor për të ndaluar ushtrinë në rritje të kolonëve, duke filluar Revolucionin e Teksasit.
Pas gati një viti luftimesh, Sem Hjustëun (Sam Houston), udhëheqësi i forcës ushtarake Teksane, nisi një sulm të befasishëm mbi trupat e kampuar të Santa Anna-s më 21 prill 1836.
Udhëheqësi Hjustëun (Hjuston) ishte në gjendje të kapte Santa Anën dhe ta detyronte të nënshkruante Traktatet e Velaskos, e thënë ndryshe sigurimin e pavarësisë së Teksasit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments