REPUBLIKA POPULLORE E KINËS REPLIKOI ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR ÇËSHTJEN E PRODHIMIT INDUSTRIAL TË LIDHUR ME ENERGJINË E RINOVUESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Kina ka krijuar kuadrin më gjithëpërmbajtës të politikave të reduktimit të karbonit në botë dhe sistemin më të madh të energjisë së rinovueshme, duke ndarë në mënyrë aktive frytet e zhvillimit të saj të gjelbër me botën dhe bashkësinë ndërkombëtare”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, në lidhje me deklaratat e bëra nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), dje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, i cili, pretendoi se Pekini prodhon pothuajse të gjitha sistemet e energjisë së erës, megjithatë nuk kam mundur të gjej asnjë park eolik në Kinë dhe se Kina ua shet ato njerëzve budallenj që i blejnë.
Zëdhënësi Guo, në informimin e përditshëm, theksoi përpjekjet kineze në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe promovimin e zhvillimit global me zbatimin e energjisë së rinovueshme që janë të dukshme për të gjithë.
“Si një vend i rëndësishëm në zhvillim përgjegjës, Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të vazhduar të përparojë tranzicionin global të gjelbër dhe me karbon të ulët dhe për të ndërtuar së bashku një botë të pastër dhe të bukur”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments