PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PATI TELEFONATË ME PRESIDENTIN SHI XHINPING (XI JINPING).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), njoftoi se pati një telefonatë shumë pozitive me homologun e tij kinez, Shi Xhinping (Xi Jinping).
“Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë luftën në Ukrainë, trafikimin e fentanilit dhe çështjen e sojës dhe produkteve bujqësore”, shkroi Presidenti Tramp (Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
Presidenti Tramp (Trump) tha se Presidenti Shi (Xi) është një udhëheqës i shkëlqyer, se takimi në Busan ishte pozitiv dhe se ata ndanë pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe.
Ai shtoi se ShBA-ës e kuptojnë rëndësinë e çështjes së Tajvanit për Kinën.
Ata diskutuan gjithashtu krizën ukrainase.
“Kina mbështet të gjitha përpjekjet për paqe dhe shpreson që të gjitha palët do të vazhdojnë të zvogëlojnë mosmarrëveshjet dhe të arrijnë sa më shpejt të jetë e mundur një marrëveshje paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe detyruese për të zgjidhur krizën në rrënjë të saj”, tha Presidenti Shi Xhinping (Xi Jinping).
Presidenti kinez përsëriti qëndrimin e Pekinit mbi çështjen e Tajvanit, duke theksuar se kthimi i Tajvanit në Kinë është një komponent i rëndësishëm i rendit ndërkombëtar të pasluftës.
Presidenti Shi (Xi) vuri në dukje se Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftuan krah për krah kundër fashizmit dhe duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur fitimet e arritura pas fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments