top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS BLEU MË SHUMË AR NË MUAJIN JANAR | 40 MIJË ONS (1133.9 KILOGRAMË); REZERVAT VALUTORE U RRITËN NË 3.399 MILIARDË $.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Republika Popullore e Kinës vazhdoi të rrisë rezervat e saj të arit në muajin janar, pavarësisht çmimeve rekord të arit, për muajin e pesëmbëdhjetë radhazi.


Kjo përfaqëson një rritje prej 40 mijë onsësh (1 ons = 28.34 gramë), në 74.19 milionë, krahasuar me 74.15 milionë ons në dhjetor 2025, për një vlerë prej 369.58 miliardë $ (nga 319.45 miliardë $).


Rezervat valutore, sipas të dhënave nga Banka Qendrore (PBOC), u rritën me 41.2 miliardë $, në 3.399 miliardë $.


Me rritjen e shtatë mujore radhazi, ato arritën nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2015, pas dobësimit të dollarit: në vitin 2025 ato janë rritur me një total prej 155.512 miliardë $.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page