top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA KONFEDERATIVE E BRAZILIT | LUIZ FILIPI (PHILLIPI) MAKADO (MACHADO) DE MORAES MOURAO (I NJOHUR ME NOFKËN “VRASËS ME PAGESË” U GJET I VDEKUR NË PARABURGIM NË SELINË E POLICISË FEDERALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 2 min read
I ndjeri
I ndjeri

Brasilia, Republika Konfederative e Brazilit | Z. Luiz Filip (Phillip) Makado (Machado) de Moraes Mourao, i njohur me nofkën “vrasës me pagesë” dhe që besohet të jetë një bashkëpunëtor i besuar i bankierit Daniel Vorkaro (Vorcaro), dyshohet se kreu vetëvrasje ndërsa ishte në paraburgim në selinë e Policisë Federale (PF) në shtetin e Minas Gerais-it.


Ai u arrestua më 4 mars, në fazën e tretë të Operacionit “Pajtueshmëria Zero”.


Sipas entit mediatik “O Estado de São Paulo”, ai vari veten duke përdorur këmishën e tij, duke lidhur njërën anë në një shufër dhe tjetrën rreth qafës.


Policia Federale (PF) raportoi se oficerët ofruan ndihmë të menjëhershme dhe aktivizuan ndihmësit mjekësorë, por ai vdiq pak më vonë në spital.


Emri i tij shfaqet në hetimin e PF-së për skandalin “Banco Master”; sipas hetuesve, ai drejtonte një rrjet mbikëqyrjeje të paligjshme për bankierin Vorkaro, i cili, u arrestua gjithashtu dje.


Rrjeti ishte projektuar për të marrë informacion konfidencial mbi konkurrentët, gazetarët - përfshirë z. Lauro Jardim të entit mediatik “O Globo” - dhe zyrtarët publikë, me qëllim frikësimin e tyre.


PF-ja gjithashtu pretendon se vrasësi me pagesë kishte akses të papërshtatshëm në sistemet kompjuterike të vetë Policisë Federale, Zyrës së Prokurorit Publik Federal dhe madje edhe të FBI-së dhe Interpolit të ShBA-ës, për të monitoruar kundërshtarët e supozuar të bankierit.


Policia Federale ka deklaruar se do të hapë një procedurë hetimore për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe ka informuar zyrën e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Andre (André) Mendonça, raportuesi i çështjes, dhe ka siguruar se do të botojë videot që demonstrojnë ngjarjet.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page