top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO URREN BRAZILIN + KUBËN + KOLUMBINË; ËSHTË BOLSONARIST.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 8
1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva akuzoi sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio, se nuk e do Brazilin dhe se pengon dialogun midis Brasilias dhe Uashingtonit.


Gjatë një eventi për të festuar 65-vjetorin e Institutit Kombëtar për Kërkime Hapësinore (INPE) në San Jose dos Kampos (Campos), në shtetin Shën Pal (São Paulo), presidenti Lula pretendoi se sekretari Rubio, të cilin e quajti bolsonarist, kishte një qëndrim armiqësor ndaj vendit dhe Amerikës Latine.


“I thashë Trampit (Trump) se ky djalë nuk e do Brazilin”.


Kështu tha presidenti Lula, duke pretenduar se sekretari Rubio ishte një anti-latino-amerikan ose një latino-amerikan i frustruar.


Ai më pas foli origjinën kubane të familjes së sekretarit Rubio, duke pretenduar se senatori i Floridës e urren Kubën, Kolumbinë dhe Brazilin dhe se do të vepronte ndryshe nga udhëzimet e dakorduara me me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page