top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PANAMA | PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA DA SILVA DHA MBËSHTETJE POLITIKE PËR SOVRANITETIN E PANAMASË MBI KANALIN NDËROQEANIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 30
  • 1 min read

Qyteti i Panamasë, Panama | Gjatë një vizite zyrtare në Panama, Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dha një mesazh në mbrojtje të kontrollit panamez të Kanalit Ndëroqeanik.


Kjo mbështetje vjen në përgjigje të tensioneve diplomatike me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, në muajt e fundit ka vënë në pikëpyetje autonominë e vendit të Amerikës Qendrore, duke përmendur praninë kineze në portet e tij dhe duke kërkuar tranzit të lirë për anijet amerikane.


Brazili mbështet plotësisht sovranitetin e Panamasë”, tha Presidenti Lula nga Pallati i Çafkave (Palacio de Las Garzas), ku u dekorua nga Presidenti Jose Raul Mulino.


Pa iu referuar drejtpërdrejt Presidentit Tramp (Trump), ai vlerësoi menaxhimin efikas dhe të sigurt të rrugës ujore që nga viti 1999, duke theksuar se si neutraliteti i saj garanton tregti të drejtë globale.


Presidenti Lula, i cili po merr pjesë në forumin e Bankës së Zhvillimit të Amerikës Latine (CAF), vizitoi Kanalin dhe shprehu përshtypjen e tij për përparimet teknologjike të infrastrukturës, i cili, është jetik për 6% të tregtisë globale detare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page