REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: BRAZILI NUK ËSHTË DHE NUK DO TË BËHET KOLONI E ASKUJT.

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Në një deklaratë të lëshuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Brazilit, e cila festohet sot, presidenti Luiz Inacio Lula da Silva pohoi se vendi i Amerikës së Jugut nuk është dhe as nuk do të bëhet koloni e askujt.
Në mesazhin e transmetuar në radio dhe televizionin kombëtar, kreu i shtetit mbrojti sovranitetin kombëtar dhe kritikoi në mënyrë indirekte tarifat e larta të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për produktet braziliane.
“Ne duhet të mbetemi të fortë dhe krenarë, pa ulur kokën, për të parandaluar që Brazili të shndërrohet përsëri në një koloni të fuqive të tjera të huaja.
Ne nuk jemi dhe nuk do të jemi koloni e askujt”, - tha presidenti Lula.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments