REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | THEMELUESI I “BANCO MASTER” DANIEL VORKARO (VORCARO): POLICIA FEDERALE MË KËRCËNOI SE DO TË MË HIDHTE NGA HELIKOPTERI NQS DO TË BËHESHA BASHKËPUNËTOR I DREJTËSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 49 minutes ago
- 1 min read
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | I arrestuar për akuzat për mashtrim si pjesë e hetimit të “Banco Master”, ish-themeluesi i bankës Daniel Vorkaro (Vorcaro) akuzoi punonjësit e Policisë Federale (PF) se e kishin frikësuar dhe kërcënuar gjatë një transferimi me helikopter.
Në dëshminë e tij para gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Andre Mendonça, ai përshkroi se u transportua duke mbajtur syze mbrojtëse për të parandaluar shikimin dhe i rrethuar nga një skuadër e armatosur rëndë.
Sipas tij, gjatë fluturimit, një oficer i tha se ndoshta do të ishte më e lehtë ta nxirrnin që këtej, ndërsa të tjerë e fyenin dhe i urdhëronin të heshtte.
Ai gjithashtu pretendoi se ishte nën presion që të mos zbulonte fakte rreth anëtarëve të PF-së, si pjesë e një bashkëpunimi të mundshëm me drejtësinë.
Ndër njerëzit që donte të përmendte, ai renditi drejtorin e përgjithshëm Andrei Rodrigues, duke pretenduar se kjo do ta bënte të pamundur marrëveshjen.
“Do të bëj një rrëfim publik”, - tha ish-themeluesi i bankës Daniel Vorkaro (Vorcaro), i cituar nga enti mediatik “Veja”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments