REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | RAKETA TREGTARE E KORESË SË JUGUT SHPËRTHEU PAK SEKONDA PAS NGRITJES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 24, 2025
- 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Raketa Hanbit-Nano, e ndërtuar nga kompania koreano-jugore Innospace, shpërtheu disa sekonda pas ngritjes nga baza e lëshimit Alkantara (Alcântara), në shtetin verilindor brazilian të Maranhão, në përpjekjen e parë për lëshim tregtar (komercial) në hapësirë nga toka braziliane.
“Aksidenti - i cili ndodhi pardje në orën 22:13 sipas orës vendore (2:13 GMT) - nuk shkaktoi viktima ose dëme jashtë zonës së sigurisë”.
Kështu u tha në një deklarate nga Innospace - e cituar nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut “Chosun”.
“Fluturimi, i cili, dukej se vazhdoi pa incidente, u ndërpre papritur kur, përafërsisht 30 sekonda pas ngritjes, Hanbit-Nano zbuloi një anomali, duke bërë që lëshuesi të shpërthente brenda zonës së sigurisë në tokë”, shpjegoi Innospace.
Pesë përpjekje të mëparshme dhe kushte të pafavorshme të motit i paraprinë përfundimit të menjëhershëm të misionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments