REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | ERVIN MATA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Rio de Zhanerio, Republika Federative e Brazilit | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ervin Mata, i njohur rëndom si “Boli”.
Ai konsiderohet një nga krerët e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner i përfshirë në tregti ndërkombëtare lëndësh narkotike.
Arrestimi i tij u krye në Ilhabela, të Shën Palit (Sao Paulo) ku ai u përpoq të mashtronte autoritetet duke u paraqitur si qytetar paraguaian.
Ndaj tij, nga gjyqtari Aleksander (Alexandre) de Moraes, i Gjykatës së Lartë Federale (STF) kishte shqiptuar masë sigurimi “arrest në burg” me qëllim ekstradimin, sepse, konsiderohet subjekt i një hetimi penal ndërkombëtar të kryer nga autoritetet shumë autoritete për shkelje penale të lidhura me drogërat.
Pas arrestimit ai u dërgua në Stacionin Federal të Policisë në Shën Sebastian (São Sebastião).
Njoftim | Policia Federale Braziliane arrestoi të shtunën në mbrëmje një biznesmen shqiptar, i cili kërkohej nga autoritetet në vendin e tij për një dënim me akuza për trafik ndërkombëtar droge. Operacioni u mbështet nga Policia Ushtarake e Shën Palit (São Paulo), u tha shkurtimisht në një njoftim zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments