ERZEN BREÇANI PËRFUNDOI NË SPITALIN E BURGUT | VUAN NGA KLAUSTROFOBIA: “SË SHPEJTI E ÇAN FERRËN.”
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Z. Erzen Breçani, i arrestuar nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi në spitalin e burgut.
Z. Breçani ka deklaruar se vuan nga klaustrofobia, e thënë në shqip, vuan nga e ndenjura në ambiente të mbyllura (konkretisht, në ambientet e burgut).
Z. Breçani u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 pasi të dhënat penale të nxjerra nga aplikacioni i kriptuar “SKY” zbuluan bashkëpunimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Policisë së Shtetit me agjenturën shqiptare vendore dhe të huaj të krimit ordiner.
Në qoftë se pretendimet e z. Breçani për çështjen e klaustrofobisë do të konsiderohen të mirëqëna nga një komision mjeko-ligjor, ai pritet që së “shpejt të çajë ferrën”, duke dalë nga burgu, duke u lënë “dopio gjashtën në dorë” autoriteteve të hetimit penal.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments