APELI I GJKKO HODHI POSHTË KËRKESËN E ERZEN BREÇANIT PËR HEQJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE NGA HEC “DRITA”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 22, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Shkalla e Dytë e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) hodhi poshtë kërkesën proceduriale penale të z. Erzen Breçani, me anë të së cilës, ai kërkoi heqjen e sekuestros preventive nga objekti industrial i emërtuar “Hidrocentrali Drita”.
Ky objekt industrial u vendos në sekuestro preventive nga shkalla e shkallës së parë e GJKKO-ar, në kuadër të hetimeve penale të karakterit paraprak që po kryen nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Vendimi penal u shqiptua sot nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Ndaj vendimit penal mund të kryhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit tij.
Njoftimi | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 22.01.2024, ora 11:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 21 akti, datë 11.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Shoqërisë {…} sh.p.k., me objekt:
“Ankim ndaj vendimit nr. 465, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 465, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në një njoftim të Apelit të GJKKO. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments