top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANSISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL) KRITIKOI HOMOLOGUN TURK PËR DEKLARATAT MBI IZRAELIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 52 minutes ago
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermansisë | Deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm turk në lidhje me Izraelin janë krejtësisht të papërshtatshme”.


Kështu tha ministri i Jashtëm Johann Vadeful (Wadephul), duke shtuar se Izraeli përballet me një kërcënim të vazhdueshëm nga rajoni dhe ka si të drejtën ashtu edhe detyrën për të mbrojtur popullsinë e vet.


Në një intervistë me entin mediatik “Cnn” ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan e quajti Izraelin, ndër të tjera, një problem për botën.


Ministri i Jashtëm Vadeful (Wadephul) njoftoi qëllimin e tij për të udhëtuar në Izrael për t'u takuar me homologun e tij izraelit, Gideon Sa'ar, para samitit të NATO-s.


Do të udhëtoj në Izrael para samitit për të diskutuar çështjet aktuale që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme me kolegun tim Sa'ar”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page