REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANSISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): IRANI DUHET TË PAGUAJË PËR PASTRIMIN E MINAVE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermansisë | “Qeveria iraniane duhet të ndihmojë në financimin e një misioni të mundshëm evropian për pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit”.
Kështu tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul), në një intervistë me entin mediatik vendor “Handelsblatt”.
“Irani ka minuar ilegalisht një korsi ndërkombëtare detare. Edhe pse Gjermania nuk do të kërkonte pagesë në këtë fazë nëse Evropa do ta pastronte kanalin, kjo do të ishte e justifikuar në parim dhe Irani duhet të mbajë koston, pasi do të ishte çështje riparimi i dëmeve të shkaktuara nga regjimi”, tha ai.
Ai kërkoi një vendim të shpejtë për vendosjen e Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr) në Ngushticë, duke argumentuar se një vendim i tillë duhet të merret deri në verë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments