top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): PEZULLIMI I MARRËVESHJES BE-IZRAEL ËSHTË I PAPËRSHTATSHËM.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Apr 21
1 min read

Luksemburg | “Ne e konsiderojmë pezullimin e marrëveshjes BE-Izrael të papërshtatshëm”.


Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul) me të mbërritur në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg, duke iu përgjigjur gazetarëve.


“Megjithatë, është e nevojshme të diskutohen çështje thelbësore me Izraelin.


Ne kemi shprehur kritikat tona për rivendosjen e dënimit me vdekje dhe kemi një qëndrim shumë të qartë ndaj dhunës së kolonëve; pres që qeveria izraelite ta adresojë atë më qartë dhe me vendosmëri.


Qëndrimi ynë është gjithashtu i qartë për respektimin e ligjit ndërkombëtar; nuk duhet të ketë aneksim të Bregut Perëndimor”, tha Ministri i Jashtëm Johann Vadeful (Wadephul).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page