top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË PO SHQYRTON BLERJEN E AVIONËVE LUFTARAKË “EUROFIGHTER” DHE MODERNIZIMIN E RAKETËS LUNDRUESE “TAURUS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
Një avion luftarak Eurofighter Typhoon i Forcave Ajrore Gjermane gjatë një shfaqjeje ajrore në Panairin e 55-të Ndërkombëtar të Ajrit në Paris në Aeroportin Le Bourget pranë Parisit, Francë, 18 qershor 2025.
Një avion luftarak Eurofighter Typhoon i Forcave Ajrore Gjermane gjatë një shfaqjeje ajrore në Panairin e 55-të Ndërkombëtar të Ajrit në Paris në Aeroportin Le Bourget pranë Parisit, Francë, 18 qershor 2025.

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Qeveria gjermane planifikon të kërkojë miratimin parlamentar për rreth 80 projekte mbrojtëse deri në fund të vitit, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter dhe modernizimin e raketës lundruese Taurus”, sipas një dokumenti të parë nga agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs “Reuters”.


Dokumenti përshkruan 81 projekte mbrojtëse që tejkalojnë pragun prej 25 milionë eurosh (29 milionë dollarë), përtej të cilit, blerjet kërkojnë miratim nga komisioni i buxhetit të parlamentit.


Midis artikujve është i ashtuquajturi Tranche 5 i avionëve luftarakë Eurofighter, për të cilin, ish-kancelari Olaf Sholc (Olaf Scholz) tha më parë se do të përfshijë 20 avionë të ndërtuar nga Airbus.


Lista përmban gjithashtu plane për modernizimin e sistemit të raketave lundruese Taurus, duke përfshirë krijimin e një linje prodhimi për gjeneratën e ardhshme Taurus NEO.


Vitin e kaluar, agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) raportoi se Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius synonte të zhvillonte një version të përparuar të Taurus dhe të blinte 600 të tillë.


Forcat gjermane zotërojnë 600 të versionit aktual me një rreze veprimi prej më shumë se 500 km (311 milje) në inventarin e tyre, që mund të lëshohen nga avionë luftarakë si Tornado, F-15 ose F/A-18.


Arma, e ndërtuar nga kompania evropiane e mbrojtjes është projektuar për të shkatërruar objektiva me vlerë të lartë pas vijave të armikut, siç janë bunkerët e komandës, depot e municioneve dhe karburantit, fushat ajrore dhe urat.


Projekte të tjera të mëdha në listë përfshijnë, ndër të tjera, blerjen e sistemeve raketore Patriot dhe IRIS-T SLM, automjeteve luftarake të këmbësorisë Puma, transportuesve të blinduar të personelit Boxer dhe dronëve Heron TP të prodhuar në Izrael.


Në gusht, Gjermania ndaloi eksportet e armëve në Izrael, të cilat, mund të përdoren në Rripin e Gazës, për shkak të planit të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij atje.


Lista nuk specifikon numrin e sistemeve që do të blihen, çmimin apo kush i prodhon ato.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page