KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): SULMET E DJESHME IZRAELITE NË GAZË DO TË LËNË HIJE TË RËNDA; NUK MENDOJ SE GAZETARËT KANË QENË NË SHËNJESTËR POR PO PRES REZULTATET E HETIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 26
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ngjarjet e djeshme do të lënë hije të rënda”.
Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) e tha këtë, duke komentuar sulmin e djeshëm të ushtrisë izraelite në Gazë, në një konferencë për shtyp me kryeministrin belg në Berlin.
“Nuk besoj se ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.
Tani do të ketë një hetim dhe do të doja të pres rezultatet.
Por padyshim që ka pasoja”, tha ai, duke theksuar se e sheh të saktë vendimin që Izraeli të mos marrë armë nga Gjermania.
“Ajo që po bën Izraeli - përsëriti ai - është e papranueshme”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments