KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) THA NË NJË INTERVISTË ME ENTIN MEDIATIK “ZDF”: PO PËRGATITEM MENDËRISHT PËR NJË LUFTË TË GJATË NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në një intervistë të dielën me entin mediatik “ZDF”, kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) tha se po përgatitet mendërisht për një luftë të zgjatur në Ukrainë.
Megjithatë, ai nuk specifikoi nëse Berlini do të dërgonte trupa paqeruajtëse nëse arrihej një marrëveshje armëpushimi.
“Unë po përgatitem mendërisht që kjo luftë të zgjatet për një kohë të gjatë.
Po përpiqemi ta përfundojmë sa më shpejt të jetë e mundur, por sigurisht jo me çmimin e dorëzimit të Ukrainës”, u citua Kancelari Merc (Merz) nga enti mediatik “Politico”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments