top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): NUK DO TË MARRIM PJESË NË NJË OPERACION PËR NGUSHTICËN E HORMUZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 15 minutes ago
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Berlini nuk do të marrë pjesë në një ndërhyrje të mundshme ndërkombëtare për të mbrojtur anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit”.


Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul) për entin mediatik gjerman “Ard”.


A do të bëhemi së shpejti pjesëmarrës aktivë në këtë konflikt? Jo”, tha Ministri Vadeful (Wadephul) - duke vënë në dukje se qeveria ka një qëndrim shumë të qartë për këtë pikë, të shprehur edhe nga Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.


Siguria në Ngushticën e Hormuzit, shtoi ai, mund të garantohet vetëm përmes një zgjidhjeje të negociuar dhe gjithashtu duke folur me Iranin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page