MINISTRI I JASHTËM GJERMAN JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): OFENSIVA NDAJ QYTETIT TË GAZËS ËSHTË KREJTËSISHT E GABUAR; PALËT DUHET TË RIKTHEHEN NË NEGOCIATA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 16
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne e kemi deklaruar shumë qartë se ofensiva e fundit në qytetin e Gazës është krejtësisht e gabuar.
Ne e hedhim poshtë dhe ia kemi bërë të qartë edhe qeverisë izraelite”.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul) e bëri këtë deklaratë në një konferencë për shtyp me homologen e tij suedeze Maria Malmer Stenergard.
Ministri përsëriti thirrjen e tij drejt qeverisë izraelite dhe, natyrisht, të gjithë atyre që kanë kontakt me Hamasin, për të rifilluar negociatat për një armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
“Kjo është rruga e duhur për t'u ndjekur, jo një vazhdim ushtarak i konfliktit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments