MINISTRI I JASHTËM GJERMAN JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): PO SHQYRTOJMË NËSE ËSHTË E NEVOJSHME DËRGIMI I ARMËVE NË IZRAEL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul) tha në një intervistë me entin mediatik “Sueddeutsche Zeitung” se Berlini mund të vendosë të mos dërgojë më armë në Izrael.
“Izraeli merr armë nga Gjermania.
Gjithmonë ka qenë kështu. Izraeli është i ekspozuar ndaj kërcënimeve serioze për sigurinë dhe ekzistencën e tij: përfshirë ato nga Huthitë, Hezbollahu dhe Irani.
Dhe duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë, duke përfshirë edhe sistemet gjermane të armëve.
Një pyetje tjetër është nëse ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Po e shqyrtojmë çështjen dhe bazuar në këtë vlerësim, do të autorizojmë dërgesa të mëtejshme të armëve nëse është e nevojshme”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments