REPUBLIKA FEDERALE E GJERAMNISË | PAS DY VITESH PËRJASHTIMI SUBJEKTI POLITIK I EKSTREMIT TË DJATHTË “ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND” DO TË MARRI PJESË NË KONFERENCËN E SIGURISË TË MYNIHUT 2026.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 30, 2025
- 2 min read

Mynih, Republika Federale e Gjeramnisë | “Konferenca e Sigurisë në Mynih (MSC) ka ftuar parlamentarët nga subjekti politik ‘Alternative für Deutschland’ të marrin pjesë në takimin e saj vjetor të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë të mbrojtjes në muajin shkurt, pasi e përjashtoi partinë e ekstremit të djathtë për dy vitet e fundit”.
Kështu raporton enti mediatik britanik “The Guardian”, duke shpjeguar se ndryshimi i drejtimit, i konfirmuar nga organizatorët, ndodhi pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vens (Vance) kritikoi ashpër përjashtimin e AfD-së në një fjalim të ashpër në eventin e këtij viti, duke akuzuar Gjermaninë për shtypjen e lirisë së fjalës, duke margjinalizuar partinë anti-migrante dhe pro-ruse.
Një zëdhënës i MSC-së nuk pranoi të jepte detaje mbi politikën e re, duke thënë vetëm se eventi, i mbajtur në kryeqytetin bavarez që nga viti 1963, drejtohet nga një fondacion privat dhe i pavarur dhe nuk ka asnjë detyrim në lidhje me ftesat në eventet e tij.
“Është vendosur të ftohen parlamentarë nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Bundestag, veçanërisht anëtarët e Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes (të cilat përfshijnë afërsisht 10 deputetë të AfD-së)”, tha zëdhënësi.
Kur u pyet nëse kritika e Zv/Presidentit JD Vens (Vance) luajti rol në vendim, zëdhënësi u përgjigj se MSC-ja vendos në mënyrë të pavarur për ftesat në eventet e saj.
Zv/Presidenti amerikan JD Vens (Vance) shkaktoi trazira këtë vit kur u takua me udhëheqësen e AfD-së, Elis Veidel (Alice Weidel), në periferi të konferencës, vetëm disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme gjermane në muajin shkurt, pasi refuzoi një ofertë për t'u takuar me kancelarin e atëhershëm Olaf Sholc (Scholz).
Znj. Veidel (Weidel) deklaroi se nuk kishte marrë një ftesë për MSC 2026, megjithëse organizatorët vunë në dukje se lista e të ftuarve nuk ishte ende e plotë.
Përpara njoftimit të MSC-së z. Aleksandër (Alexander) Hoffmann, kreu i grupit parlamentar të CSU-së - partia simotër bavareze e CDU-së së Kancelarit Fridrsish Merc (Friedrich Merz) - kishte paralajmëruar kundër ftesës së AfD-së, duke theksuar se disa nga zyrtarët e saj kishin lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.
“Kjo do të përbënte një rrezik sigurie”, i tha aiagjencisë gjeramne të lajmeve “Dpa”.
Megjithatë, z. Thorsten Benner, drejtor i Institutit Global të Politikave Publike, një grup mendimtarësh me seli në Berlin, vuri në dukje se MSC-ja fton rregullisht një delegacion të madh kinez dhe nuk sheh një kërcënim sigurie në përfshirjen e parlamentarëve të AfD-së në konferencën kryesore.
Enti mediatik britanik “The Guardian” raportoi se ftesa për deputetët e AfD-së ka të bëjë vetëm me këta të fundit, dhe jo me formatet e tjera të rezervuara të organizuara nga MSC.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments