ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës J.D. VENS (VANCE): ËSHTË FANTAZI TË MENDOSH SE UKRAINA MUND TA FITOJË LUFTËN; ASNJË SASI PARASH APO ARMËSH AMERIKANE NUK DO TË ISHTE E MJAFTUESHME; AS SANKSIONET NDAJ MOSKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Zëvendëspresidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) e quan fantazi të mendosh se Ukraina mund ta fitonte luftën me Rusinë nëse Shtetet e Bashkuara do t'i jepnin Kievit më shumë para ose armë ose do të vendosnin më shumë sanksione ndaj Moskës.
“Çdo kritikë ndaj kuadrit të paqes mbi të cilin po punon administrata ose e keqkupton vetë kuadrin ose e paraqet gabimisht një realitet kritik në terren”, tha Zv/Presidenti Vens (Vance) në rrjetin social virtual Iks (X).
“Fantazohet se nëse do të siguronim më shumë para, më shumë armë ose më shumë sanksione, fitorja do të ishte e arritshme.
Paqja nuk do të bëhet nga diplomatë të dështuar apo politikanë që jetojnë në një botë fantazie. Ajo mund të bëhet nga njerëz inteligjentë që jetojnë në botën reale.
Çdo plan paqeje duhet të ndalojë vrasjet duke ruajtur sovranitetin e Ukrainës, të jetë i pranueshëm si për Rusinë ashtu edhe për Ukrainën dhe të maksimizojë shanset që lufta të mos rifillojë”, shtoi zëvendëspresidenti i ShBA-ës pasi foli dje në telefon me Presidentin e Shtetit të Ukrainës Volodimir Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments