GJERMANI | PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AFD” PO KËRKON MBËSHTETJE NË UASHINGTON.
- Agjencia Telegrafike Vox 
- 6 hours ago
- 3 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Partia e ekstremit të djathtë “AfD” e Gjermanisë, e cila, prej kohësh është shmangur në vend, po kërkon mbështetje në Uashington, duke shfrytëzuar lidhjet me personalitete të MAGA-s që janë ngritur në role të larta në administratën Tramp (Trump).
Alternativa për Gjermaninë (AfD), e klasifikuar si ekstremiste nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë dhe e përjashtuar nga partitë kryesore, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të ShBA-ës në muajt e fundit - një veprim i rrallë për një parti opozitare të ekstremit të djathtë në një vend aleat, sipas një zyrtari aktual dhe një ish-zyrtari amerikan dhe një burimi nga qeveria gjermane.
Ky zgjerim pasqyron një përputhje në rritje midis AfD-së dhe pjesëve të lëvizjes MAGA (Make America Great Again) të Presidentit Tramp (Trump), e cila, ka shprehur mbështetje për ankesat e partisë në lidhje me shtypjen politike në vend dhe qëndrimin e saj të ashpër ndaj imigracionit.
Në një pritje private në Manhattan në fillim të këtij muaji, një tenor opere u këndoi serenata ligjvënësve të AfD-së, Jan Venzel Shmid (Wenzel Schmidt) dhe Kei Gotshalk (Kay Gottschalk), strofës së parë, e cila, është tabu, të himnit kombëtar të Gjermanisë, e cila thotë:
1- “Gjermania, Gjermania mbi të gjitha, mbi të gjitha në botë”, vargje që nazistët i përdorën për të pohuar superioritetin gjerman.
Pritja private në Manhattan, e organizuar nga Klubi i Republikanëve të Rinj të Nju Jorkut, nënvizon përpjekjet e AfD-së për të ndërtuar legjitimitet ndërkombëtar dhe për të sfiduar atë që e quan përjashtim jodemokratik në vend.
“Nuk kemi më demokraci”, u tha z. Gotshalk (Gottschalk) pjesëmarrësve.
“Nuk mund të thuash çfarë mendon ose çfarë të pëlqen”, shtoi ai.
Lidhjet në rritje të AfD-së në Uashington vijnë në një kohë kur ajo rritet në sondazhet e opinionit gjerman, duke kërcënuar konservatorët e kancelarit Fridrish Merc (Friedrich Merz) përpara një serie zgjedhjesh shtetërore vitin e ardhshëm, të cilat, sondazhet sugjerojnë se mund t’i japin AfD-së kryeministrin e saj të parë shtetëror.
“Është një mundësi e llogaritur për të… tërhequr vëmendjen dhe për të arritur një afërsi me pushtetin qeveritar që do të ishte krejtësisht e paimagjinueshme në bashkëpunimin e shteteve evropiane ose të shteteve të tjera”, tha z. Oliver Lembke (Lembcke), shkencëtar politik në Universitetin e Bochum, duke iu referuar serisë së takimeve të AfD-së në ShBA.
Departamenti i Shtetit nuk bëri koment, por tregoi një foto në rrjetin social virtual Iks (X) të z. Darren Beattie, zyrtarit të lartë të shërbimit të jashtëm, duke u takuar me z. Venzel Shmid (Wenzel Schmidt) dhe kolegun e tij Markus Frohnmaier.
Shumë gjermanë janë të alarmuar nga AfD-ja, ngritja e së cilës ngjall paralele shqetësuese me ngritjen e Partisë Naziste në vitet 1930, kur sundimi autoritar u vendos përmes mjeteve ligjore.
Partitë e tjera të Gjermanisë refuzojnë të bashkëpunojnë me ligjvënësit e saj duke u dhënë atyre pozicione me ndikim në parlament ose duke formuar koalicione.
Ky pakt - i njohur si muri mbrojtës - është jodemokratik, argumenton AfD.
Politikanët e AfD-së thonë se duan të rrisin ndërgjegjësimin rreth asaj që e shohin si përkeqësim të gjendjes së demokracisë në Gjermani dhe të fitojnë mbështetje të profilit të lartë jashtë vendit.
Deri më tani, ata kanë pasur vështirësi.
AfD-ja është shmangur nga shumë parti të tjera të ekstremit të djathtë të Evropës pas një sërë skandalesh dhe komentesh nxitëse.
Në shkurt, Zv/Presidenti amerikan JD Vens (Vance) tronditi udhëheqësit evropianë duke i akuzuar ata për censurimin e lirisë së fjalës, shtypjen e rivalëve politikë dhe dështimin për të kontrolluar imigracionin.
Ai u takua më pas me bashkëkryetaren e AfD-së, Elis Veidel (Alice Weidel), në shenjë mbështetjeje pak para zgjedhjeve federale gjermane, ku ata u renditën të dytët - në një vend të paprecedentë.
Në maj, Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio tha se klasifikimi i partisë si ekstremiste ishte tirani e maskuar.
“AfD-ja e sulmon sa herë që dalin këto komente dhe i përdor për të ushtruar presion mbi qeverinë”, tha zyrtari i qeverisë gjermane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















































Comments