REBELËT PRO-IRANIANË HUTHI SULMUAN AEROPORTIN “BEN GURION” NË TEL AVIV ME RAKETË BALISTIKE E CILA NUK U INTERCEPTUA NGA SISTEMI I MBROJTJES AJRORE | 6 TË PLAGOSUR/A U TRANSPORTUAN NË SPITALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 2 min read

Tel Aviv, Izrael | Një raketë balistike e lëshuar nga Jemeni goditi zonën brenda perimetrit të aeroportit të Tel Avivit.
Ushtria e Izraelit (IDF) raporton se mbrojtja ajrore dështoi të interceptonte raketën.
Një zyrtar i lartë i rebelëve Huthi, Muhammad al-Bahiti, i tha transmetuesit katarian “Al Araby” se sulmi në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv është provë e aftësisë së grupit për të synuar vende të rëndësishme brenda Izraelit.
Zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Jahja Sinuari (Yahya Sarea), tha se sistemet mbrojtëse amerikane dhe izraelite dështuan të interceptonin raketën e lëshuar nga Jemeni.

“Ne i paralajmërojmë përsëri linjat ajrore ndërkombëtare, aeroporti Ben Gurion nuk është i sigurt”, tha ai.
“Ne po veprojmë kundër tyre (Huthive) në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Ne kemi vepruar kundër tyre në të kaluarën, do të veprojmë edhe në të ardhmen. Nuk është një një goditje dhe kaq, por do të ketë përgjigje”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një video të postuar në llogarinë e tij rrjetin social virtual Iks (X).
Ushtria e Izarelit (IDF) u përpoq të interceptonte raketën duke përdorur sistemin Arrow 3 dhe sistemin amerikan Thaad, por përpjekjet dështuan.
Forcat Ajrore po hetojnë dështimin për të rrëzuar një raketë që u rrëzua në aeroportin e Tel Avivit.
Krahu i armatosur i Hamasit vlerësoi sulmin me raketa në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit, të marrë përsipër nga rebelët Huthi pro-iranianë.
“Jemeni po intensifikon sulmet e tij në zemër të entitetit të paligjshëm sionist, duke kapërcyer sistemet më të përparuara të mbrojtjes në botë dhe duke goditur objektivat e tij me precision”, tha në një deklaratë Abu Obeida, zëdhënës i Brigadave Ezzedine al-Kasam (Qassam).
“Kushdo që na godet do të goditet shtatë herë më fort”, tha ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz).
Gjashtë persona u plagosën në sulm.
Sipas shërbimit mjekësor të urgjencës së Izraelit, një burrë rreth të 50-ave pësoi lëndime në gjymtyrë, dy gra, të moshës 54 dhe 38 vjeç, u goditën nga shpërthimi, një burrë 64-vjeçar u plagos lehtë nga një objekt që fluturoi nga vendi i impaktit, ndërsa dy gra të tjera, të moshës 22 dhe 34 vjeç, u plagosën ndërsa vraponin drejt një strehimoreje.
Dy persona të tjerë u trajtuan për sulme ankthi. Të plagosurit u transferuan në spitale në Izraelin qendror.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti