top of page
E BARDHË SHIRIT.png

300 FIGURA GLOBALE I KËRKOJNË OKB-së TË NDËRHYJË NË EKZEKUTIMET POLITIKE NË IRAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 3 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Drejtësi për Viktimat e Masakrës së vitit 1988 në Iran (JVMI) të premten i kërkoi Kombeve të Bashkuara të parandalojnë fushatën në rritje të vrasjeve të motivuara politikisht nga qeveria iraniane.

 

Më shumë se 300 personalitete globale e mbështetën këtë kërkesë, përfshirë ekspertë të OKB-së, laureatë të Çmimit Nobel, ish-ambasadorë, gjyqtarë, studiues të ligjit dhe organizata të të drejtave të njeriut.

 

Koalicioni dënoi ekzekutimin sistematik të të burgosurve politikë nga Irani, duke e përshkruar atë si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

 

Deklarata vuri në dukje veçanërisht se ekzekutimet shkelin nenet 7 dhe 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), të cilat, ndalojnë torturën dhe trajtimin mizor, çnjerëzor ose degradues dhe garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë.

 

Nënshkruesit kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ekzekutimeve të dy individëve, z. Behrouz Ehsani dhe z. Mehdi Hassani, pasi Gjykata Supreme mbështeti dënimet e tyre me vdekje dhe hodhi poshtë kërkesën e tyre për shqyrtim gjyqësor.

 

Të dy u dënuan për akuza që përfshinin anëtarësimin në grupin politik Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit, përfshirjen në propagandë në mbështetje të organizatës dhe përgatitjen dhe dërgimin e videove.

 

Regjimi iranian i etiketon këto vepra penale si armiqësi kundër Zotit dhe korrupsion në tokë.

 

Gjyqi i tyre pesëminutësh më 10 gusht 2024 ka marrë dënime të gjera, përfshirë një thirrje nga Amnesty International për lirimin e tyre të menjëhershëm.

 

Për më tepër, disidentët iranianë më parë kanë mbajtur protesta jashtë selisë evropiane të OKB-së në Gjenevë.

 

Përveç kësaj, z. Abolhassan Montazer, z. Akbar Daneshvarkar, z. Babak Alipour, z. Mohammad Taghavi Sangdehi, z. Pouya Ghobadi, z. Vahid Bani Amerian, z. Pakhshan Azizi, z. Verisheh Moradi, z. Sharifeh Mohammadi dhe shumë të tjerë janë transferuar në Burgun Qezel Hesar, një strukturë e njohur për ekzekutime.

 

Sipas Raportit Vjetor të vitit 2024, Irani ekzekutoi të paktën 975 individë, duke shënuar një rritje prej 17 përqind nga viti i kaluar.

 

Ekzekutimet shënjestruan në mënyrë disproporcionale gratë, shkelësit e mitur, pakicat etnike dhe fetare dhe disidentët politikë.

 

Kritikët kanë theksuar se një shënjestër e tillë pasqyron një përpjekje të qartë për të heshtur opozitën dhe për të parandaluar kërkesat për ndryshime demokratike.

 

Si pasojë, nënshkruesit e deklaratës kërkuan urgjentisht veprim të shpejtë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Tërk (Türk), organizatat përkatëse të OKB-së dhe qeveritë demokratike për të ndaluar ekzekutimet e të burgosurve politikë në Iran.

 

Ata kërkuan sanksione ndaj zyrtarëve iranianë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe pohuan se eliminimi i dënimit me vdekje dhe lirimi i të burgosurve politikë duhet të jenë parakushte për çdo përmirësim të marrëdhënieve me Iranin.

 

Shënjestrimi sistematik i vazhdueshëm i të burgosurve politikë nga autoritetet iraniane pasqyron jo vetëm vazhdimin e një kulture të pandëshkueshmërisë, por edhe një kujtesë të trishtueshme të mizorive të së kaluarës, veçanërisht masakrës së vitit 1988, e cila, u raportua nga Raportuesi Special i OKB-së, Prof. Javaid Rehman.

 

Raporti i tij zbuloi se këto vrasje masive përbënin krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

 

Aktualisht, të paktën 50 të burgosur politikë po përballen me ekzekutime, përfshirë tre gra dhe gjashtë protestuese nga kryengritja Gruaja, Jeta, Liria.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page