QEVERIA E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË AKTIVIZOI NJË KLAUZOLË QË DO TË LEJOJË MË SHUMË SHPENZIME USHTARAKE DUKE RUAJTUR QËNDRUESHMËRINË FISKALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Gjermania i ka kërkuar Komisionit të BE-së që ta përjashtojë nga kufijtë e shpenzimeve të Paktit të Stabilitetit duke aktivizuar klauzolën mbrojtëse për të pasur përjashtime në lidhje me investimet në mbrojtje.
“Ne mund të konfirmojmë se Gjermania ka kërkuar aktivizimin e klauzolës kombëtare të mbrojtjes për periudhën 2025-2028; është një masë e rëndësishme plotësuese për të lejuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes kombëtare duke ruajtur qëndrueshmërinë fiskale”, tha një zëdhënës i ministrisë gjermane të Financave.
Lajmi për aktivizimin ishte parashikuar nga agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti