top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“DEEPSEEK” PO PËRGATIT INTELIGJENCËN ARTIFICIALE TË RE TË TRAJNUAR NË ÇIPAT E HUAWEI-t | THASHETHEME TË REJA RRETH “R2” I CILI MUND TË KUSHTOJË 97% MË PAK SE “GPT-4”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Kompanitë kineze po mobilizohen për inteligjencën artificiale.

 

Sipas gazetës amerikane “Wall Street Journal”, Huawei është në prag të përfundimit të zhvillimit të një çipi të ri të inteligjencës artificiale, mbi të cilin, do të trajnohet modeli i ardhshëm i DeepSeek.

 

Startupi ka bërë shumë zhurmë muajt e fundit për performancën e chatbot-it të tij të krahasueshëm me atë të atyre të mëdhenj, por me një kosto më të ulët.

 

Sipas Wccftech, DeepSeek R2 duhet të kushtojë 97% më pak se rivali i tij i drejtpërdrejtë, Gpt-4 i OpenAI.

 

Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) thotë se Huawei Ascend 910D, siç quhet çipi, do të jetë gati deri në fund të majit, me fuqi të krahasueshme me homologun e Nvidia-s, H100, standardi aktual në tregun e gjysmëpërçuesve për inteligjencën artificiale.

 

Sipas disa mediave kineze, R2 do të jetë në gjendje të konkurrojë me ChatGpt-4 Turbo dhe Gemini 2.0 Pro, dy nga ofertat kryesore nga OpenAI dhe Google.

 

Me çmime më të ulëta, modeli mund të jetë zgjedhja e preferuar për përdoruesit privatë dhe bizneset, të cilat, zakonisht blejnë paketa të mëdha për t'u dhënë shumë punonjësve qasje në inteligjencën artificiale.

 

Vitet e fundit, Huawei ka përshpejtuar kërkimet e saj në prodhimin e çipave të nivelit të lartë.

 

Në një përpjekje për të kufizuar zhvillimin teknologjik të Kinës, Shtetet e Bashkuara ia kanë ndaluar Pekinit përdorimin e pajisjeve të inteligjencës artificiale të prodhuara në vend, përfshirë H100 të Nvidia-s.

 

Ky i fundit u ndalua në Kinë nga autoritetet amerikane në vitin 2022, madje edhe para lançimit të tij zyrtar një vit më vonë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page