LAGJJA “ALI DEMI”; TIRANË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ARJAN TELHALLARI DHE LORENCO TELHALLARI (AT E BIR): AKUZOHEN SE U PËRFSHINË NË KONFLIKT TE ZYRAT E PARTISË SOCIAL DEMOKRATE TË TOM DOSHIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 2 min read

Lagjja “Ali Demi”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Arjan Telhallari.
2- Z. Lorenco Telhallari (at e bir).
Shpallja e tyre në kërkim policor u krye sepse:
1- Tek zyrat e subjektit politik Partia Social Demokrate (e z. Tom Doshi) ndodhi një konflikt por edhe sepse Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 plumba.
Akti kriminal ngjau rreth orës 14:00.
Dyshohet se u sulmua fizikisht z. Lendi Palaj.


Njoftim | Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Në lidhje me ngjarjen kriminale reagoi edhe subjekti politik Partia Social Demokrate. 👇👇👇
Njoftim | Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.
Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë.
Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes, thuhet në reagimin e subjektit politik të drejtuar nga z. Tom Doshi.

Comments