QEVERIA E BRAZILIT (NËPËRMJET ZYRËS SË PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM) I KËRKOI KOMPANISË “META” TË ELIMINOJË ROBOTËT QË SEKSUALIZOJNË FËMIJËT | KOMPANIA KA 72 ORË PËR TË NDËRMARRË VEPRIME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Brasilia, Brazil | Qeveria braziliane, nëpërmjet Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar një njoftim gjigantit amerikan të teknologjisë “Meta”, duke kërkuar heqjen e botëve të inteligjencës artificiale që imitojnë pamjen e fëmijëve dhe përfshihen në biseda me përmbajtje seksuale eksplicite.
Kompania “Meta” - pronar i platformave të mediave sociale Instagram, Facebook dhe WhatsApp - ka 72 orë kohë për të hequr botët dhe për të sqaruar se çfarë masash janë marrë për të parandaluar fëmijët dhe adoleshentët të kenë akses në përmbajtje seksuale, duke pasur parasysh se këto platforma janë të arritshme për të miturit e moshës 13 vjeç e lart.
Në letrën dërguar kompanisë “Meta” sipas informacionit nga enti mediatik “Agencia Brasil” u deklarua se chatbot-et e krijuara duke përdorur mjetin “Meta AI Studio” promovojnë seksualizimin e fëmijëve.
Çështja është rikthyer në plan të parë në javët e fundit pasi influencuesi Felca denoncoi profilet që shfrytëzojnë fëmijët dhe adoleshentët për të promovuar përmbajtje online.
Këtë javë, Dhoma e Deputetëve pritet të rikthehet për të debatuar një projektligj për të luftuar këtë fenomen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários