top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKËSHORTJA E PRESIDENTIT TË BRAZILIT JANJA DA SILVA MUNGOI NË CEREMONINË E PAVARËSISË NË BRASILIA | PRESIDENTI KOMUNIST LULA PARAKALOI I VETËM NË ROLLS ROYCE TRADICIONAL PRESIDENCIAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 8, 2024
  • 1 min read

Updated: Aug 10

ree

Brasilia, Brazil | Zonja e Parë braziliane, Janja da Silva, nuk mori pjesë në paradën e sotme civilo-ushtarake në Brasilia, me rastin e festës së Pavarësisë.

 

Bashkëshortja e presidentit Luiz Inacio Lula da Silva ishte e ftuar në Katar në festën e pestë të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet.

 

Ftesa është bërë në shenjë njohjeje të zërit aktiv të znj. Janja në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës dhe pasojat e tij mbi popullatën civile, veçanërisht fëmijët dhe gratë. Si dhe punën e saj në favor të synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, që përfshin të drejtën për arsim cilësor”, tha zyra e saj e shtypit.

 

Këtë herë presidenti Lula parakaloi i vetëm në Rolls Royce tradicional presidencial.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page