QENDRA WIESENTHAL NGRITI ALARMIN PËR LIGJIN ANTISEMITIK NË VENEZUELË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Buenos Aries, Argjentinë | Qendra Wiesenthal për Amerikën Latine ka paralajmëruar rrezikun e afirmimit të politikave në Venezuelë që mund të favorizojnë persekutimin e komunitetit hebre në vend.
Kështu lexojmë në një deklaratë për shtyp, e cila fokusohet veçanërisht në një projektligj të paraqitur nga qeveria dhe të quajtur “Ligji kundër fashizmit, neofashizmit dhe ideologjive të ngjashme”.
Shënimi thekson se eksponentë politikë të afërt me qeverinë kanë sugjeruar përfshirjen e sionizmit mes këtyre ideologjive, duke legjitimuar hapur sulmet antisemite.
“Sipas drejtorit të Qendrës, Ariel Gelblung, me këtë ligj të rrezikshëm qeveria dëshiron të pajiset me elementë për të ndaluar çdo demonstrim të komunitetit të lidhur me shtetin hebre (...) provë e mëtejshme se anti-sionizmi është bërë maskimi i antisemitizmit.”
Z. Gelblung nënvizoi gjithashtu se komuniteti hebre në Venezuelë është tkurrur me 30% në krahasim me nivelet e para Çavezit (Chavezit) për shkak të armiqësive në rritje të pësuar, dhe se nën qeverinë e z. Nikoll Maduro (Nicolas Maduro) aleanca me Iranin është forcuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














