QENDRA E EMIGRANTËVE NË SHQIPËRI DO TË HAPET BRENDA PAK JAVËSH | INSPEKTIMI I AMBASADORIT ITALIAN ME DISA MEDIA NË GJADËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3, 2024
- 1 min read
Gjadër, Shqipëri | “Brenda pak javësh do të përfundojë dhe do të funksionojë qendra e pritjes së emigrantëve në Shqipëri”, tha ambasadori italian në Tiranë Fabricio Buçi (Fabrizio Bucci), i cili së bashku me disa media, vizituan Gjadrin, objekti, hapja e të cilit, fillimisht e planifikuar për pardje, u shty për shkak të faktorëve të paparashikueshëm.
“Para së gjithash - shpjegoi ambasadori Buçi (Bucci) - gjetëm tokë të shkrifët në të cilën nuk mund të ndërtonim dhe u detyruam të fusnim, deri në 13 metra thellë, 7 mijë shtylla betoni të armuar, me diametër gati një metër.
Dhe u desh mjaft kohë.
Një faktor tjetër ishte vapa me temperatura të larta. Javët e fundit na është dashur të ndalojmë punën nga njëmbëdhjetë e mëngjesit deri në pesë pasdite”, tha ambasadori.
Aktualisht, zona e pritjes për azil kërkuesit janë gati, pjesët e tjera të qendrës janë drejt përfundimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments