QARKULLOJNË FOTO KU POLICJA E ELBASANIT E PREZANTON VETEN NË INSTAGRAM SI PUTINOFILE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 29, 2023
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | “Policja e Elbasanit” Anisa Kostani, pak muaj më parë, kërcënoi hapur gazetarët me shprehjen: “do përfundoni nën rrota”. Për këtë kanosje ndaj punonjësve të mediave, ajo u sanksionua me masë administrative “pezullim nga detyra”. Tashmë, në media kanë filluar të shfaqen disa fotografi që kumtohet se janë marrë nga rrjeti i saj shoqëror virtual “Instagram”, ku ajo shfaq “respektin” për diktatorin rus Vladimir Putin. “Burrë, jo llafe”, shkruhet në krah disa fotove të diktatorit Putin. U del detyrë autoriteteve shtetërore që monitorojnë sjelljet, qëndrimet, dhe bindjet e punonjësve të Policisë së Shtetit, të manifestuara haptas ose në fshehtas, që të verifikojnë nëse fotot nuk janë montazhe dashakeqe ndaj polices në fjalë, dhe, nqs rezultojnë të vërteta, të marrin ndaj saj, masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


___.png)

















Comments