PËRPLASJE MES DY TRENAVE NË METRONË E JORKUT TË RI | TË PAKTËN 24 VETA TË PLAGOSUR LEHTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 5, 2024
- 1 min read
Jorku i Ri, Amerikë | Pati përplasje mes dy trenave në metronë e Jorkut të Ri (Nju Jorku), pranë stacionit të Rrugës 96.
Sipas policisë vendore 24 veta kanë mbetur të plagosur lehtë, si pasojë e daljes nga shinat të një prej trenave.
Linjat 1, 2 dhe 3 janë aktualisht të bllokuara, por incidenti ka shkaktuar vonesa në të gjithë sistemin e metrosë.
Ende nuk është zbardhur dinamika e ngjarjes. Hetimet janë duke u zhvilluar. Kryebashkiaku Erik Edms (Eric Adams) u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në zonë, dhe të kërkojnë transport alternativ.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments