PËRPLASJA PRESIDENCIALE KOLUMBIANO-AMERIKANE | KOLUMBIA TËRHOQI AMBASADORIN NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 22 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Kolumbia njoftoi se ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se do të ndërpresë ndihmën për kombin e Amerikës së Jugut për shkak të një grindjeje të ashpër me homologun e tij Gustavo Petro.
“Ambasadori Daniel Garsia-Pena (García-Peña) është kthyer tashmë në Bogotë”, tha Ministria e Jashtme në një deklaratë, duke shtuar se qeveria Presidenti Petro do të bëjë njoftime të mëtejshme më vonë gjatë ditës.
Ministria e Jashtme shpjegoi se Ambasadori Garsia-Pena (García-Peña) u kthye në Bogotë për konsultime.
Përçarja diplomatike vjen pas një shkëmbimi të nxehtë akuzash midis Presidentëve Petro dhe Tramp (Trump).
Presidenti i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Bogotën për promovimin e prodhimit të narkotikëve dhe dështimin për të luftuar rrjetet kriminale të trafikimit të drogës, madje duke kërcënuar me vendosjen e tarifave të reja tregtare.
Presidenti Petro u përgjigj duke mohuar të gjitha akuzat, duke e quajtur veten armikun kryesor të trafikimit të drogës dhe duke i kërkuar Presidentit Tramp (Trump) të informohet më mirë për realitetin e vendit.
Përballja vjen mes tensioneve në rritje midis Bogotës dhe Uashingtonit mbi strategjinë kundër drogës.
Presidenti Petro është një kritik kryesor i vendosjes së forcave detare amerikane në Karaibe, e justifikuar zyrtarisht si një operacion kundër narkotikëve.
Disa anije u fundosën gjatë këtyre misioneve, përfshirë një që, sipas presidentit kolumbian, mbante një peshkatar të thjeshtë, i cili, më vonë vdiq.
Presidenti Petro akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasje, duke nxitur tensione të mëtejshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments