KOLUMBI: PRESIDENTI GUSTAVO PETRO THA SE DISIDENTËT E FARK-ut DHE KLANI I GJIRIT JANË ORGANIZATA TERRORISTE; DO TË NDIQEN PENALISHT PËR KRIME LUFTE DHE KRIME KUNDËR NJERËZIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23
- 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti kolumbian Gustavo Petro foli për dy sulme të mëdha terroriste që ndodhën në vendin e Amerikës së Jugut.
I pari, një sulm me dron, vrau 12 oficerë policie që udhëtonin me helikopter në Amalfi, Antiokia.
I dyti, pranë Bazës Ajrore Ushtarake Marko (Marco) Fidel Suárez në Kali (Cali), shkaktoi gjashtë vdekje dhe dhjetëra të plagosur.
“Numri i të vdekurve për të dy sulmet është i përkohshëm”, sipas gazetës “El Tiempo”.
Presidenti Petro foli në një aktivitet për dorëzimin e tokës në Valedupar, në rajonin verilindor kolumbian të Karaibeve.
“Ajo që ndodhi në Kali tregon zhvendosjen e disidentëve të Iván Mordiskos drejt një akti të qartë terrorist”, tha ai, duke specifikuar se përballja me kriminelët e armatosur nuk është e njëjtë me kryerjen e një sulmi të drejtpërdrejtë kundër popullsisë civile.
“Është një krim lufte, kundër njerëzimit sipas juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe është terrorizëm në kuptimin më themelor të termit”, shtoi Presidenti Petro, duke njoftuar se fraksionet e Iz. Iván Mordisko, Segunda Marquetalia (një tjetër grup disidentësh i FARC-ut) dhe Kali i Gjirit (Clan del Golfo) tani do të konsiderohen organizata terroriste, dhe do të ndiqen penalisht kudo në botë.
“Ata janë kriminelë lufte”, tha ai.
Ministri i Brendshëm, Armando Benedetti, foli gjithashtu për dronët në Amalfi dhe dy bombat në Kali.
“Terrorizmi kërkon të na frikësojë dhe të na nënshtrojë me aktet e tij kriminale, por le të jetë e qartë.
Këto veprime vetëm sa forcojnë vendosmërinë tonë të palëkundur për ta zhdukur atë dhe për të garantuar sigurinë e shoqërisë”, deklaroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments